Raporti i punës së Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit për periudhën 01.01.2024 – 30.06.2024.
Drejtori për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit Ali Arifi, tha se raporti pasqyron aktivitetet dhe rezultatet e të gjithë sektorëve të DUPMM-së.
Sipas tij duke u fokusuar në fushat e planifikuara, të cilat përbëjnë objektivat dhe prioritet e punës së drejtorisë sipas planit vjetor të punës për vitin 2024.
Kjo, bazuar sipas Arifit, në domenin e detyrave, obligimeve dhe kompetencave të drejtorisë sipas ligjeve, akteve nënligjore dhe normativave që e rregullojnë funkcionimin e drejtorisë.
Drejtori, tha se gjatë periudhës kohore, 01 janar 2024 – 30 qershor 2024, Drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, ka pranuar për shqyrtim 442 lëndë.
Ai shtoi se nga numri i përgjithshëm i kërkesave të pranuara, numri i lëndëve të shqyrtuara është 374, ndërsa në proces të shqyrtimit apo lëndë të cilat ende nuk kanë marrur ndonjë përgjigjie nga organi shqyrtues janë 68 lëndë.
Në total (nëse konsiderohet edhe trajtimi i kërkesave të patrajtuara,të grumbulluara nga viti 2019, 2020 dhe 2021, gjithsejt 1279, të cilat në masë të konsiderueshme janë trajtuar në vitet 2022 dhe 2023), numri i akteve të nxjerruna nga kjo drejtori, në këtë interval kohor,është 635.
Kêto janë si në vijim: 40 vendime për lejimin e ndërtimit – Leje ndërtimore (Kat I=23+Kat. II=17).
16 vendime për përcaktimin – miratimin e kushteve ndërtimore (Kat I=8+ Kat. II=8).
5 vendime për lejimin e rrënimit – Leje rrënimi,
14 vendime për dhënien e Lejes Mjedisore Komunale.
154 vendime për dhënien e çertifikatës së legalizimit (Kat I=144+Kat II=10).
32 vendime për përfshirje në listë të pritjes (Kat I=39+Kat II=3), etj.
“Krahasuar me numrin e kërkesave të pranuara, ky organ ka nxjerr 193 akte më shumë se sa që ka pranuar kërkesa , e që shprehur në përqindje është 143.7%”, tha Ali Arifi.
Sipas tij aktualisht, të gjitha kërkesat e qytetarëve dhe institucioneve, të cilat i plotësojë kushtet e parapara ligjore, trajtohen mbrenda afatit të rregullt ligjor.
Arifi shtoi se planifikimi i realizimit të të hyrave për gjashtëmujorin e parë të vitit 2024 ka qenë 424,950.00 euro.
Aktivitet e realizuara gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2024 kanë rezultuar me inkasim të vlerës monetare 540,417.08 euro, që është për 115,467.08 euro më shumë se sa që janë planifikuar, e që shprehur në përqindje është 127.1 %. /2LONLINE/