Me qëllim të gjetjes së një zgjidhje të favorshme që do të rregullonte transportimin e nxënësve të shkollave të mesme të komunës së Vitisë, në kohën e pandemisë nëpër të cilën po kalojmë, është mbajtur një takim me pronarët e kompanive transportuese të kësaj komune dhe drejtorëve komunal të Inspekcionit, Drejtorisë së Arsimit, Shërbimeve Publike, si dhe me drejtorat e Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës” dhe SHMTP “Jonuz Zejnullahu”.
Ndonëse kërkohet mbajtja e distancës dhe nuk lejohet që transportimi me autobusë të ketë numër të tejkaluar nga ai që parashihet në ligjin anti covid, u diskutua në këtë takim që të gjetet një modul që mos të dëmtohet procesi arsimor, për shkak të transportit.
Pronarët e kompanive transportuese, shprehën shqetësimin se me shtimin e linjave të reja, rriten edhe shpenzimet, gjë që pamundëson zhvillimin normal të kësaj veprimtarie.
Ata kërkuan nga komuna që të shqyrtoj mundësinë për kompenzimin e shpenzimeve jashtë linjave të rregullta që i kanë mbajtur deri më tani.
Ndërkohë, drejtori i Arsimit Basri Aliu, kërkoi mirëkuptimin e përfaqësuesve të kompanive transportuese, që të gjejnë forma dhe të mos bëhen pengesë e zhvillimit normal të mësimit, ngase është e pamundur tani për tani që të mbështeten me ndonjë fond, pasi nuk ka ndonjë kodë buxhetor që mund ta bëjnë këtë kompenzim.
Nga ana tjetër, përfaqësuesi nga policia e Kosovës Rrustem Rrustemi, u shpreh se në bazë të dispozitave ligjore, policia do të veproj dhe do të gjobiten kompanitë transportuese që kalojn numrin e kufizuar të udhëtarëve. /2LONLINE.com/