Drejtori i Bujqësisë, Bajram Isufi dhe ai për Zhvillim Ekonomik, Enver Shabani kanë marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së edicionit të 24-të të panairit të agrobiznesit, ushqimit dhe pijeve Agrokos nê Prishtinë.
Dy drejtorët e Drejtorive Komunale të Komunës së Gjilanit, vizituan bizneset bashkë me kryeministrin Albin Kurti, zv. kryeministrin Besnik Bislimi, ministrin i Bujqësisë Faton Peci e zv. ministrin Imri Demelezi, ambasadorë e zyrtarë të tjerë institucionesh.
Drejtorët Bajram Isufi e Enver Shabani, kanë zhvilluar edhe takime e biseda konstrukrive jo vetëm me zyrtarë institucionesh, por kanë bashkëbiseduar edhe me përfaqësues të bizneseve prodhuese të ushqimit dhe pijeve.
Ky panair është i vetmi i këtij lloji në Kosovë, që bashkon kompanitë vendore dhe ndërkombëtare nga këto industri duke ofruar një platformë unike për rrjetëzim, bashkëpunim dhe shkëmbim idesh inovative, thuhet në njoftim. /2LONLINE/