Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Aurorë Osmani Buca, së bashku me drejtoreshën e QKMF-së, Arbenita Hajdari, kanë vizituar sot QMF-të e qytetit, ku kanë parë nga afër punën që po bëhet në këtë qendra si dhe janë njoftuar nevojat dhe sfidat me të cilat përballet stafi shëndetësor.
‘Me punëtorët shëndetësor të qendrave në lagjet ‘Arbëria’, ‘Dheu i Bardhë’, ‘28 Nëntori’ dhe ‘Ramiz Cërnica’, diskutuam për nevojat e stafit, mbarëvajtjen e punës dhe sfidat në të cilat po kalojnë ata’, ka thënë drejtoresha Osmani Buca.
Ajo ka thënë se stafi shëndetësor, në përgjithësi po i ushtron detyrat e veta me profesionalizëm dhe përkushtim.
‘Ne si Drejtori, gjithmonë do të mundohemi që krahas përgjegjësive profesionale, t’i vëmë në pah edhe aspektet humane, që vet shëndetësia i kërkon. Punë të mira po bëhen’, ka thënë drejtoresha Osmani Buca. /2LONLINE/