Deniza Limani, drejtoreshë e Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport e Komunës së Gjilanit tha se ndihet e lumtur që në kuvendin komunal të Gjilanit, u votua iniciativa për themelimin e qendrës kulturore evropiane, në bazë të së cilës synojnë të krijojnë politika zhvillimore kulturore përmes implementimit të projekteve të ndryshme të cilat janë të nevojshme për komunën e Gjilanit.
Ajo tha se të gjitha institucionet tona kulturore, klubet dhe shoqatat kulturore do të kenë mundësinë që përmes kësaj qendre të aplikojnë me projektet e tyre në IPA, në BE, në fonde tjera të kulturës dhe në organizata të ndryshme vendore e ndërkombëtare, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Për më tepër ja postim i saj i plot:
E lumtur të ju njoftoj se në kuvendin komunal të Gjilanit, u votua iniciativa për themelimin e qendrës kulturore evropiane, në bazë të së cilës synojmë të krijojmë politika zhvillimore kulturore përmes implementimit të projekteve të ndryshme të cilat janë të nevojshme për komunën tonë.
Përmes kësaj, ne do të përfitojmë mundësi të jashtëzakonshme si dhe qasje në fondet e BE-së të cilat do të na ndihmojnë shumë në zhvillimin e projekteve për të adresuar çështjet kulturore dhe shoqërore në komunën tonë.
Të gjitha institucionet tona kulturore, klubet dhe shoqatat kulturore do të kenë mundësinë që përmes kësaj qendre të aplikojnë me projektet e tyre në IPA, në BE, në fonde tjera të kulturës dhe në organizata të ndryshme vendore e ndërkombëtare.
Me këtë akt e falenderojmë Komisionin Evropian dhe komunitetin evropian për mbështetjen e madhe dhe si gjithmonë kryetarin Lutfi Haziri, i cili vazhdimisht i shtyen proceset përpara dhe i sjell Gjilanit projekte të ndryshme.
Faleminderit shumë gjithë anëtarëve të kuvendit komunal, që i besuan kësaj iniciative dhe e votuan për qytetin tonë!