Sot, drejtoresha e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale (DSHMS), Aurorë Osmani Buca, mirëpriti në takim KFOR’in Turk.
Sipas saj, përfaqësuesit e KFOR-it turk, ofruan bashkëpunim e mbështetje të madhe, në realizimin e projekteve të ndryshme në sferën e shëndetësisë e mirëqenies sociale.
“U bisedua rreth nevojave që kanë sektorët gjegjës, e gjithashtu u diskutua edhe ngritja profesionale e shërbyesve shëndetësorë. Ndër të tjera u konfirmua edhe mbështetja kundrejt kategorive në nevojë”, ka thënë drejtoresha Aurorë Osmani Buca, sipas të cilës punë të mira po bëhen në sektorin e shëndetësisë në Gjilan. /2LONLINE/