Në takime të ndara sipas niveleve, Drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA) në Gjilan, Albana Demiri takoi drejtorët e shkollave të kësaj komune.
“Takimi ishte më shumë i karakterit njoftues, por edhe u diskutua për gatishmërinë e tyre për fillimin e vitit të ri shkollor në momentin që greva do të përfundojë”, thuhet në njoftimin e DKA-së.
Drejtorët e IEAA-ve e uruan drejtoreshën Albana Demirin për detyrën e re, si dhe shprehën gatishmërinë për bashkëpunim që të bëhen punë të mira për arsimin në komunën e Gjilanit. /2LONLINE/