(2L ONLINE) – Në komunën e Vitisë, në dy raste të ndara, janë arrestuar dy persona pasi për ta kishte urdhëresë nga Gjykata. Policia nuk ka bërë të ditur identitetin e tyre por vetëm ka bërë të ditur se ata menjëherë janë dërguar në burgun e Smrekonicës në vuajtje të dënimit.
Autoritetet policore duke folur për rasti ne parë kanë bërë të ditur se në fshatin Smirë, në bazë të urdhëresave të lëshuara nga gjykata, është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Smrekonicës.
Ndërsa, në rastin tjetër në fshatin Ramnishtë, po në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Smrekonicës. /2L ONLINE/