Kreu i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka thënë se në Gjilan, lajmet për testet negative këto dy net, po na dërgojnë drejtë “fitores” ndaj Covid19, fal masave të aplikuara, bashkëpunimit me qytetarët dhe donatorët.
“Deri sonte kemi ndihmuar me afro 4000 paku ushqimore, higjienike e sanitare, barna e ilaçe për njerëzit në nevojë, duke iu falënderuar donatorëve nga Gjilani e Kosova, sikurse edhe bashkatdhetarëve tanë, kudo që janë Faleminderit deri në gjunjëzim për shpirtin e madh që ndihmuat sofrat tona, maxhet tona, na lehtësuat dhimbjet e shëruat sëmundjet”, ka thënë kryetari Haziri.
Por, Haziri tha se ende nuk ka kaluar dhe se duhet të vazhdojmë me masat e reja.
“Më shumë punë, prodhim e blerje, por respektojeni kohën dhe mos dilni pa arsye. Vazhdoni t’i respektoni masat. Kujdesu për veten, familjen e lagjen tuaj< ka përfunduar kryetari Haziri.