Regjisori turk Nuri Bilge Ceylan e ka fituar Palmën e Artë, çmim ky më i madhi në Festivalin e filmit në Kanë.Drama “Winter Sleep” ishte në mesin e 18 filmave që kanë konkurruar për Palmën e Artë.Filmi turk është shpërblyer për herë të parë me këtë çmim që nga viti 1982.
Drama e cila zgjatë më shumë se tri orë, është e bazuar në tregimet e dramaturgut rus Anton Chekohv.“Winter Sleep” është filmi i shtatë i regjisorit Ceylan. Tre nga filmat e tij të mëhershëm, kanë marrë po ashtu çmime në Kanë.(Rel)