Nevzad Isufi, nuk do të jetë më kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Qendra në Gjilan e as anëtar i Kuvendit Komunal të Gjilanit. Ai ka dhenë dorëheqje nga këto pozita, por edhe nga të gjitha funskionet tjera në këtë subjekt dhe këtë e ka konfirmuar për Portlain 2LONLINE.com.
“PO, kam dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet në Lëvizje dhe mbetem një anëtar i thjeshtë i saj. Arsyet ua kam dhënë strukturave të Lëvizjes e me këtë mendoj se ua kam dhënë edhe përkrahësve të mi dhe anëtarësisë”, ka thënë shkurt, për Portalin 2LONLINE.com, Nevzad Isufi. /2LONLINE.com/.