“Sot, me kërkesë të ministrit të mbrojtjes, Armend Mehaj, kam pranuar dorëheqjen e tij. Kërkesa për lirim nga detyra vjen për shkaqe familjare. Ministrin Mehaj e falënderova për punën e pandërprerë, kontributin mbresëlënës, bashkëpunimin e rregullt dhe angazhimin e tij shembullor nga dita e parë e marrjes së detyrës”, ka bërë me dije, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Ai ka bërë medije se ministër të ri të mbrojtjes ka emëruar Ejup Maqedoncin, me të cilin, sië ka thënë Kurti, ka bashkëpunuar deri më tani në funksione tjera.
“Ministrit Maqedonci i uroj punë të mbarë në avancimin e mbrojtjes dhe sigurisë, në zhvillimin dhe ndërtimin e ushtrisë sonë. Me këtë rast zhvilluam një takim të përbashkët edhe me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari”, ka thënë kryeminsitri Kurti. /2LONLINE/