Shoqata Humanitare “Dora e Djathtë”, ka dhuruar sërish donacion për Komunën e Kamenicës.
Kësaj here kanë dhuruar barna për tre muaj për personat me sëmundje kronike. Nga kjo ndihmë do të përfitojnë rreth 30 familje.
I pari i komunës, Qëndron Kastrati, shpreh mirënjohje për të gjithë ata që po vazhdojnë të ndihmojnë qytetarët e komunës së Kamenicës.
“Jam mirënjohës që komuna jonë gëzon këtë shkallë të lartë të mirësisë. Këto donacione janë të mirëpritura gjithmonë, sepse po ndihmojnë jashtëzakonisht mirëqenien e qytetarëve tonë”, u shpreh mes tjerash Kastrati.
Edhe drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Suna Zaimi-Krasniqi ka falënderuar shoqatën për donacionin.
“Falënderojmë organizatën për donacionin dhe të gjithë donacionet e tjera që janë bërë në Kamenicë, sepse në këtë mënyrë po i ndihmojmë sadopak atyre që kanë nevojë.S fidat e pandemisë i kalojmë më lehtë kur jemi bashkë”, tha Zaimi-Krasniqi.
Kjo shoqatë do të vazhdoj projektet humanitare për shpërndarjen e gjërave ushqimore. /2LONLINE.com/