Kryetarja e Partisë Guxo, Donika Gërvalla, gjatë qëndrimit të saj në Gjilan ka vlerësuar lartë Burim Demirin nga Gjilani.
”Burim Demiri nga Anamorava, punëtor, i palodhur, bashkëpunues, bujar, menaxher i shkëlqyer, artist shumëdimensional, shok e mik për rininë, gratë e burrat pa dallim, dashamir e atdhetar, është kandidati ynë për deputet në Kuvendin e Kosovës’, ka thënë ajo.
“Dua të falënderoj veçanërisht, Vehbi Salihu, kryetar i shtabit zgjedhor të Partisë Guxo në Gjilan e gjithashtu edhe anëtarët e degës, të cilët nuk dijnë se ç’është lodhja, shumë të përkushtuar dhe të gatshëm për punë të mira”, thotë tutje e para e Partisë Guxo.
Ajo bëri me dije se kësaj here kanë nderuar shtatoren e heroit kombëtar e atdhetar, Mulla Idriz Gjilanit si dhe vizituan dhomën muzeale-arkivore në nder të tij. Sakrifica e Mulla Idriz Gjilanit dhe familjes së tij, kontributi i çmuar për liri, por edhe për dije dhe arsim, vizioni i qartë për Kosovën, është udhërrëfyes i pagabueshëm.
“Kaluam një ditë shumë mbresëlënëse me gratë e forta nga Anamorava, bujare e zonja të vërteta, dhe personalitetet e shquara, të gjeneratës që barti mbi supe rezistencën aktive dhe betejën për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës. Me fat e krenar që ju kemi. Të rinjtë tanë janë forca që e mban shoqërinë gjallë, plot energji dhe pasion, me guxim dhe vendosmëri, ata janë zëri i së sotmes dhe shpresa e së nesërmes. Kënaqësi që takova znj. Engjëllusha Ismajli, Drejtoreshë e Resort Planeti, dhe anëtarët e grupit muzikor Bitonia. Faleminderit për mikpritjen dhe bisedën e këndshme, ka thënë kryetarja e Partisë Guxo, Donika Gërvalla. /2LONLINE/