Gratë shtatzëna kanë nevojë për 85 miligramë vitaminë C dhe gjatë ushqyerjes së fëmijës me gji deri në 120 miligramë vitaminë C.Duhanpirësit kanë nevojë për një dozë shtesë prej 35 miligramësh nga sasia e lartpërmendur.
Ekspertët thonë se lëngjet mund të jenë pjesë e një regjimi të shëndetshëm ushqimor por ato nuk duhen konsideruar si burimi i vetëm i kësaj vitamine. Përveç vitaminës C, lëngjet e freskëta të frutave ofrojnë shumë kalori dhe sheqer sepse u mungon fibra që gjendet tek tuli dhe lëkura.
Gratë shtatzëna kanë nevojë për 85 miligramë vitaminë C dhe gjatë ushqyerjes së fëmijës me gji deri në 120 miligramë vitaminë C.Duhanpirësit kanë nevojë për një dozë shtesë prej 35 miligramësh nga sasia e lartpërmendur.
Lëngjet e agrumeve: Agrumet janë ndër frutat më të pasura me vitaminë C. Një gotë me lëng portokalli ofron 125 miligramë vitaminë C. E njëjta sasi me lëng qitroje ofron 90 miligramë C ndërsa lëngu i mandarinave ofron 55 miligramë vitaminë C.
Lëngjet e tjera të frutave: Një gotë me lëngun e boronicës së kuqe ofron 90 miligramë vitaminë C. Lëngu i ananasit ofron më shumë se 25 miligramë për gotë ndërsa ai i kumbullës vetëm 10 miligramë vitaminë C.
Lëngu i perimeve: Perimet janë shumë të pasura me këtë vitaminë të rëndësishme. Një lëng perimesh miks ofron 65 miligramë vitaminë C.
Lëngu i domates ofron 45 miligramë vitaminë C në një gotë ndërsa ai i karrotës ofron 20 miligramë vitaminë C.Dozat e nevojshme ditore të vitaminës C. Nevojat për vitaminë C janë në varësi të disa faktorëve. Burrat dhe djemtë kanë nevojë për 90 miligramë vitaminë C në ditë ndërsa gratë dhe vajzat për 75 miligramë vitaminë në ditë.