Përpjekjet me i baraspeshua trajtimet mjekësore që qytetarët e Kosovës i kryejnë në Beograd e Nish, që ish-qeveritë e Kosovës janë takuar me përfaqësues të Listës Serbe, me pranimin e donacioneve të Serbisë për Kosovën, për mendimin tim janë, përveç të pabaza dhe të dështuara, janë edhe qesharake, e mbi të gjitha të rrezikshme.
Shkruan: Ardian AZEMI
Ekziston dallim i madh mes trajtimit individual dhe donacionit shtetëror. Si qytetarë mund të kërkosh trajtim mjekësor kudo, edhe në Serbi. A do të ishte mirë ta kishim sistemin shëndetësor në nivelin e duhur? Sigurisht qe po. A e kanë shtetet e rajonit të kompletuar këtë sistem..? Natyrisht qe jo. Është e pamundur me i pas të gjitha, ani pse nuk e arsyetoj edhe trajtimin individual në Serbi, por këtë ta imponojnë kushtet ekonomike sepse trajtimi në spitalet e vendeve tjera e ka edhe koston.
Lista Serbe ose cilado parti politike serbe që e ka besimin e qytetarëve serbë në Kosovë, është kategori kushtetuese, dhe si institucione të Kosovës nuk e kemi mundësinë që ti përcaktojmë ne përfaqësuesit e tyre. Edhe kryeministri aktual në detyrë, ishte zotuar se nuk do të ketë ministër në qeverinë e tij nga Lista Serbe, ndërsa sot i ka jo një, po dy prej tyre. Do me thënë, nuk jemi ne që e përcaktojmë këtë, është Kushtetuta ajo e cila e imponon këtë.
Donacionet nga Serbia nuk janë kategori kushtetuese, andaj refuzimi i mundshëm i tyre nga institucionet e Kosovës, nuk do të ishin shkelje të Kushtetutës. Qeveria ia ka lehtësua rrugën evropiane Serbisë me pak mjete financiare e për dy orë. Imazhin pozitiv që shteti kriminal ka krijuar në botë me këtë veprim, ish dashtë ti investoj miliarda euro e shumë vite kohë. Kosova ia mundësoj edhe lehtë, edhe shpejtë, por edhe me kosto të lirë.