DYLON

Përkujtohet dëshmori i kombit Mejdi Korrani në 21-vjetorin e rënies

Përkujtohet dëshmori i kombit Mejdi Korrani në 21-vjetorin e rënies
Avatar photo Redaksia

Dëshmori i kombit, Mejdi Korrani është përkujtuar me nderime të larta institucionale e shoqërore, në 21 vjetorin e rënies së tij.

Përfaqësues të institucioneve komunale të Vitisë, të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, të Policisë së Kosovës, familjarë e të afërm, e kanë nderuar dëshmorin Korrani dhe kanë vendosur lule tek varri i tij, në Varrezat e dëshmorëve në Viti.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, shpreh ghithë respektin për dëshmorin Mejdi Korrani dhe të gjithë të tjerëve që u flijuan për liri.

EkoHigjiena

“Pa dyshim që vepra dhe sakrifica e Mejdiut meriton respektin më të lartë që mund t’ia bëjmë. Do ta kujtojmë gjithë kontributin dhe flijimin për atdhe. Vepra e tij do t’iu shërbejë edhe gjeneratave të ardhshme si udhërrëfyes i atdhedashurisë”, shprehet kryetari Haliti.

Mejdi Korrani ra dëshmorë 21 vite më parë si pjesëtar i UÇK-së, në Zonën Operative të Dukagjinit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.