(2L ONLINE) – Numri i 15-të i Revistes letrare – kulturore AGMIA, organ i Ars Clubit “Beqir Musliu”, gati kryekëput, përmbledh krijimet letrare – artistike të Manifestimit të sivjem “Flaka e Janarit” 2014.
Që në ballinë, kanë zënë vend krijimet e shpërblyera të artit pamor. Në pjesën e parë, piktura e Agron Bytyqit, “Pranë dritares”, ndërsa në pjesën e pasme të ballinës, gjithashtu, veprat e shpërblyera të Arta Ramadanit dhe Blerta Hysenit.
Ndërsa brenda kopertinave, zënë vend, krijimet e artit letrar. Nis me poezinë e Mimoza Erebarës, e shpallur si më e mira e Orës së madhe letrare dhe e nderuar me Çmimin “Pena e Flakës. Dhe, vazhdon me krijimet e shpërblyera në poezi të autorëve, Agim Desku, Entela Kasi, Agim Bajrami e Edonë Haliti, si dhe të autorëve të shpërblyer me tregime, Mehmetali Rexhepit, Lindita Dodës, Biser Mehmetit e Ismet Aliut.
Në rubrikën tashmë të rregullt të poezisë, “Pena e Flakës”, kësaj radhe me nga një poezi, prezentohen këta poetë:Nehas Sopaj, Nexhat Rexha, Sabit Rrustemi, Ramadan Mehmeti, Albinë Iidrizi, Aqif Hysa, Zejnepe Alili – Rexhepi, Aziz Mustafa, Kliton Nesturi, Xhevat Latifi, Sinan Sadiku, Sadete Tërnava Osmani, Rexhep Shahu, Rrahim Sadiku, Linditë Ramushi, Sarë Gjergji, Irena Gjoni, Bilall Maliqi, Alketë Spahiu, Arsim Halili, Qëndresë Shala, Fadil Abazi e Azem Deliu.
Si rëndom, numri i cili në një mënyrë edhe është eksluziv dhe është mbështetur financiarisht nga Komuna e Gjilanit, përkatësisht DKRS-ja, përmbyllet me kronikën kulturore të Manifestimit kombëtar të kulturës, “Flaka e Janarit” 2014, përgatitur nga gazetari Ilmi Musliu./2L ONLINE/