Mehmetali Rexhepi
Miq e lexues të çmuar!
Pas një përkushtimi të gjatë, të herë pas hershëm, pothuaj se njëzetë vjeçar, doli nga shtypi, libri im në prozë, romani i titulluar “Hirësia e Motit”. Redaktor i këtij romani është kritiku, poeti dhe studiuesi i shquar Prend Ndue Buzhala, recensues Agron Y. Gashi, letrar, studiues modern, si dhe Biser Mehmeti shkrimtar, prozator inventiv.
Ky libër, është për tu mbajtur në mend, sepse me gjithë kontributin tim të pakursyer jetësor rrjedhave çlirimtare, edukative, kulturore dhe humanitare, për herë të parë pas Luftës Çlirimtare, merr një ndihmesë simbolike financiare për botimin e tij nga institucionet shtetërore të Kosovës, përkatësisht nga Komuna e Gjilanit!
Përmes Njësisë për Kulturë, Rini dhe Sport, si dhe Zyrës së Kryetarit të Komunës, z. Lutfi Haziri, libri u sponzorua me 500 €.
Padyshim krijimtaria e mirëfilltë shkencore, letrare dhe artistike kërkon përkushtim, kohë dhe shëndet për ta përballuar arritjen e qëllimit të paravënë… Iu kërkoj ndjesë familjarëve, dhe veçmas gruas sime, për bezdinë e përhershme që ua kam sjellë dhe mungesën time tek ata… Mburrem me familjen time!…
Falënderimet e mia shkojnë te miqtë dhe inkurajuesit e vazhdueshëm për vlerat e mia letrare: z. Selatin Novosella, Shefik Shkodra, Sherafedin Kadriu, Hysen Këqiku, Sabit Rrustemi, Hysen Matoshi, Ramadan Myrtaj, Tefik Selimi, Hydajet Hyseni, Berat Luzha, Sadri Ramabaja, Isak Ahmeti, Sarë Gjergji, Tahir Dalipi, Tahir Arifi, Rexhep Shemsiu, Azem Zogaj, Qazim Azizi, Musa Sabedini, Enver Sadiku…!
Me rastin e daljes së librit tim, falënderoj: Z. Kujtim Shahiqi, drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport, po ashtu dhe Bashkim Nexhipin, si dhe Nazim Mehmetin në cilësinë e operatorit ekonomik për veprimtari administrative!
E përshëndes dhe i dëshiroj mbarëvajtje në punë të veprimtarisë grafike, botuese në Gjilan, pronarit të shtypshkronjës “Pixograf” nga Vitia z. Jeton Rexhepi!
Kjo prozë, besoj, do ta begatojë letërsinë dhe kulturën e shqip-shkrimit!