Këto ditë doli te ne, në Gjilan, një libër i rrallë për mësim dhe studim të shahut, që është shumë i dobishëm dhe i nevojshëm. Ky libër, të cilin e botoi ” Pika 5 A”, e Adnan Sllamnikut, ka për autor Femi Halimin, dhe përfshinë të dhënat për shahun.
Sipas autorit, ky libër, i ndryshëm nga të gjithë librat e shahut deri më tani, ka një strukturë dhe redaktim për mësim dhe studim dhe gjithë materiali i ngjan një libri shkollor e studimor, transmeton 2LONLINE.com.
Me këtë libër autori bëri një punë shumë të mirë, të dobishme dhe humane, pasi se u ofroi të rinjve një mundësi të madhe mësimi dhe studimi në shqip të shahut, duke ofruar me këtë edhe një nivel të mire kulturizues të të rinjve e për t’i ndihmuar sa ka mundësi të largohen nga udhët e këqija, çfarë ka kjo kohë të shumtat udhë.
Halimi thotë se shahu është një sport, një dituri dhe një aktivitet klubor e social, me ҫka ndërlidhë thellë me edukatë të rinjtë, duke i siguruar me shëndet dhe disciplinë sportive e edukuese–arsimuese në gjithë jetën.
Ky libër shahu mandej ka tema që nuk janë rrahë asnjëherë në asnjë libër shahu deri më tani, thotë Halimi.
Në të hasen titujt sikur të një studimi të vërtetë, si janë titujt fjala vjen –“Rrezja e veprimit të figurave”, “Kompozitat”, Sistemet paralele”, lartësitë e thellësitë, largësitë e afërsitë kosmike, “fuqia e figurave që ndryshon nga potezez”, si dhe vetitë dhe veçoritë psikofizike të shahistëve për të qenë të sujksesshëm në karierën e shahut.
Gjithnjë sipas autorit, te ne, shahu ka një trajtim pak a shumë nismëtar vazhdimisht, ka klube diçka nëpër Kosovë dhe ka kampionat shtetëror si një fushatë për disa ditë dikund në ndonjë kafiteri te ndonjë bëmirës, mirëpo trajtim të njëmendët të shahut ende nuk ka te ne.
Federata e Shahut e Kosovës ka bërë shumë kohëve të fundit në ngritjen e shahut te ne në Kosovë, me sa ka pasë mundësi matgeriale e njerëzore.
Nga ky libër kuptojmë se qëllimi i botimit të autorit ka qenë edhe ngritja e shahut edhe te ne në Gjilan, pasi se nuk ka te ne as klub të shahut, as ka në Kamenicë as Viti.
halimi thot[ se është e pa marrur dot me mend se si ka mundësi kjo kështu, që edhe njëzet vjet pas lufte, në liri dhe në Republikë, shahuj të ngecë kështu e të mos jetë fare kund!?
Libri për këtë afirmon shhaun por edhe pozitën tij dhe nevojën për organizim dhe sistemim, për përkrahje dhe sigurim material të përhershmë si dhe për bërjen e klubeve, në të cilët edhe e ka vendin shahu.
Gjilani ka gjysmën e shahistëve të Kosovës, të mos themi të kombit gjithë dhe është koha më në fund të bëhet Klubi i Shahut –me ndihmën e komunës –shteti dhe me këtë të hyjmë në mesin e popujve–kombeve të qytetëruar, e kjo bëhet me edukatë, kulturë dhe sporte e arte, si që edhe na prezentuan fundja pas lufte sportistët dhe këngëtaret në botë, -për kombin më të suksesshëm, transmeton 2LONLINE.com.
Le të jetë në këtë edhe ngritja e shahut, me çka do të afirmohet edhe kultura e turizmit si dhe tregëtimit me botën, përmes turnireve ndërkombëtarë në shah dhe vizitorëve mandej të shumtë që do të vijnë nga bota te ne në vizitë, e që gjithmonë janë të shumtë dhe të dobishëm shumë për ekonomi!
Sporti dhe shahu veçanërisht e afirmojnë një komb dhe një shtet për mirë dhe e e ngritin sharmin tek të huajtë, duke i nxitur të vijnë në vizitë dhe në aktivitete sportive e kulturore, thotë autori i këtij libir, Femi Halimi.
Le të jetë për këtë botimi i këtij libri me këmbë të mbarë! /2LONLINE.com/