Njësitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës në hyrje të Kosovës, në Merdare, kanë ndaluar dhe ushtruar kontroll të autobusit, rezultat i të cilit ka qenë zbulimi i një sasie të konsiderueshme malli të padeklaruar.
Në këtë rast, janë gjetur të fshehura dhe të padeklaruara 189 Njësi Elektrike / Paisje Smart, duke përfshirë priza, ndërprerës dhe termometra, me një vlerë përafërsisht 8 mijë Euro.
Malli i padeklaruar është sekuestruar dhe në përputhje me rregulloret aktuale, derisa janë nisur procedurat kundërvajtëse ndaj kompanisë përgjegjëse, thuhet në njoftimi ne doganës së Kosovës. /2LONLINE/