/2L ONLINE/ – Njësitet e Doganës së Kosovës, në dy aksione të ndara arritën të konfiskojnë sasi të konsiderueshme të duhanit dhe pijeve alkoolike të cilat ishin të kontrabanduara.
Në rastin e parë oficerët doganor kanë ushtruar kontrolle rrugore në Graqanicë ku edhe kanë ndalur një furgon në të cilin janë gjetur sasi e konsiderueshme e pijeve alkoolike dhe joalkoolike me origjine nga Serbia, derisa pala nuk ka poseduar asnjë dokument për mallrat. Dogana ka gjetur sasin si në vijim:
1. Birra Zajecarsko 410 litra
2. Pije jo-alkoolike 288 litra
Në rastin e dytë oficerët doganor kanë ushtruar kontroll në një dyqan në qytetin e Gjilanit. Gjatë kontrollimit të këtij lokacionit është gjetur sasi e konsiderueshme e cigareve pa banderole të llojeve të ndryshme dhe duhan refuz. Gjithsesi janë gjetur:
1. 6000 copë cigare (llojet: Ashima, City, Merlyn, Memphis, Aura, Marlboro, Bond dhe DS)
2. 11 kg duhan refuz, thuhet, mes tjerash, në Zyrën për Informim në Doganën e Kosovës.