në fshatin Leshak / Komuna e Leposaviqit njësitet antikontrabandës të Doganës së Kosovës si dhe njësitet e Policisë së Kosovës me qëllim të zbatimit të ligjit, luftimit të kontrabandës dhe dukurive te tjera negative kanë organizuar një aksion të përbashket dhe me ketë rast është hasur në një objekt afarist në të cilin kishte pajisje për prodhim të kriptovalutave dhe pije të ndryshme jo-alkoholike dhe alkoholike.
Me këte rast janë konfiskuar këto mallra:
• 93 Kartela Grafike
• 8 Antminera
• 17 pllaka elektronike
• 17 furnizues me rrymë
• 400 litra pije alkoolike dhe jo alkoolike
Gjatë realizimit të këtij aksioni në afërsi është identifikuar dhe ndaluar edhe një automjet i dyshuar i cili ishte duke transportuar gjithashtu mallra të kontrabanduara nga Serbia. Të gjitha produktet janë konfiskuar si dhe ka filluar procedura kundervajtëse kundër personave te perfshire.
Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtroj kontrolla në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Dogana e Kosovës fton qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganor në numrin e telefonit 080050095. /2LONLINE/