Meqenëse gështenja është e pasur me kalium, por nuk përmban shumë natrium, rekomandohet në dietën e të sëmurëve me çrregullime të veshkave dhe të gjakut. Shijen e shkelqyeshme e percjellin njëkohesisht edhe veçoritë e mira, të cilat janë treguar si shumë të dobishme për shendet. Nga frutat e tjera arrore dallon, sepse ka nivel më të ulët të yndyrave, dhe është e vetmja që përmban vitaminën C.
Ka shije të shkëlqyeshme, me plot vitamina, minerale, është ushqyese, tretet lehtë, e përshtatshme për ushqim të të moshuarve dhe të femijëve.
Gështenja e pjekur ka vlerë më të madhe ushqyese. Përmban vitamina te grupit A, C dhe B dhe minerale të rëndesishme, si kaliumi dhe fosfori, në sasi më të vogël, kalcium, magnez, sulfur, klor, hekur, baker, dhe mangan.