Lëvorja e portokallit është plot me antioksidantë të fuqishëm të quajtur “superflavonide”, e të cilat ndikojnë ndjeshëm në reduktimin e nivelit të kolesterolit.
Sipas disa hulumtimeve të bëra, antioksidantët që gjenden në lëvore janë 20 herë më të fuqishëm se ata në lengun e shtrydhur të portokallit.
Shtojeni lëvoren e prerë në rende në ëmbëlsira që të përforconi ushqimin dhe të fitoni një aromë të mirë. Më së miri është të hidhet e tërë lëvorja e portokallit në shtrydhëse frutash dhe të përfitohet krejt ajo që fsheh kjo lëvore e pasur.
Vetëm se duhet të lani mirë lëvoren para se ta fusni në shtrydhëse.