Përdorni anën e brendshme të bananes për të shkëlqyer gjethet e luleve të shtepisë. Jo vetëm që do të shkëlqejnë, por gjethet edhe do të mbrohen për shkak se lëvorja e bananes është pleh natyral dhe pesticid.
Lëvorja e bananes është ideale për shkëlqim të madh, kurse pas lustrimit pastrojeni me një pecetë të fortë. Lëvorja e bananes permban shumë kalium dhe antioksidantë të cilët e mbajnë lëkurën të butë dhe fine dhe i mundësojnë një këndellje edhe më të shpejtë.
Nëse keni gërvishtje ose diçka të ngjashme vendosni mbi të lëvoren e bananes, dhe do t’ju shërohet më shpejt.
Nëse ju pickon mushkonja, kjo lëvore do të qetesojë kruarjen, vetëm fërkojeni vendin e prekur.
Lëvoren mund edhe ta hani, vetëm se së pari ziejeni ose përziejeni me mikser!
Për shkak të luteines e cila gjendet në masë të madhe në këtë lëvore, me konsumimin e këtij ushqimi sytë tuaj do të jene të mbrojtur nga dëmtimi i shkaktuar nga ekspozimi ndaj rrezeve UV.
Zijeni lëvoren për 10 minuta dhe pini ujin, ose thjesht perziejeni në shtrydhësen e frutave dhe pini lëngun e përfituar.