“Faleminderit, faleminderit juve o ju djemë që na u përgjigjët ftesës së aksionit me moton të punojmë si “Haxhi Taipi”, faleminderit që si pikë e parë keni në mendjet tuaja idenë se me të vërtet ja vlenë të ju përgjigjesh ftesave të këtij lloji, që kanë për qëllim pastrimin e hapësirave ku ne jetojmë dhe i frekuentojmë çdo ditë”.
Kështu falënderohen nga organizatori të gjithë ata që në çfarëdo forme u bënë pjesë e një aktiviteti të zhvilluar në Dobërçan të Gjilanit ku u bë pastrim i i hapësirave publike.
Në emër të organizatorit, Agron Murseli dhe Arlind Abdyl thanë për 2LONLINE , se është bërë një punë e mirë një aktivitet shumë domethënës në këtë fshat andaj falënderohen të gjithë ata që me daljen e secilit prej tyre u bë një grup i mirë e që më pastaj u ndanë në punë të ndryshme, disa me prashitjen e drunjve dekorativ, disa me pastrimin përskaj trotuarit, e disa me heqjen dhe largimin e një grumbulli të madh të shishëve të plastikes qe ishin grumbulluara, në vendin, që siç njihet në popull, tek “jazi”.
“Përpos falënderimeve për ata që ndihmuan fizikisht, vlen të theksohen dhe të falënderohen edhe ata që ndihmuan dhe përkrahen aksionin edhe në forma të ndryshme, siç është shoqata “17 shkurti” që përkrahi aksionin me gjërat materiale që nevojiten për pastrim, si dhe Enver Kryeziun “Alpina” & Ismet Abdylin që me donacionin e tyre na freskuan herë pas here gjatë aksionit, e nga kjo kuptojmë se ndihmës për ne nuk është veç ana fizike, për ne ndihmesë janë edhe fjalët e mira, këshillat e mira, komentet e mira, dhe gjithçka që është e mirë sepse edhe ne si organizatorë apo edhe si pjesëmarrës nëpër këto lloj aksionesh vetëm se për të mirë po mundohemi”, thanë Murseli dhe Abdyli.