“Përmes kontrolleve sistematike nga ekipi i Qendrës Kryesore së Mjekësisë Familjare, kemi kontrolluar 93.51% të nxënësve nga numri total i planifikuar”, ka bërë me dije kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.
Sipas tij, nga rezultatet e gjetura mund të konkludohet se problemi më i shpeshtë është ai i shikimit.
I pari i Gjilanit ka thënë se nga rekomandimet e nxjerra nga ekipi mjekësor vihet në theks vazhdimi me edukimin shëndetësor të nxënësve dhe prindërve lidhur me përmirësimin e gjendjes shëndetësore.
“Ne do të sigurohemi të marrim masat e duhura për fëmijët tanë. Për fëmijë të shëndetshëm”, ka thënë kryetari Hyseni. /2LONLINE/