Me rastin e ditës së Evropës, Unioni i Studentëve Pro Europian (USPE) më fillim nga ora 12:00 deri në orën 12:30, realizon dy aktivitete përmes të cilave do të shprehë pakënaqësinë e studentëve për kufizimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës.
USPE do të realizoj aktivitetin “PEMA E DËSHIRAVE’ në të cilën studentët dhe qytetarët e rastit do të mundë të shprehin përmes letrave dëshirat e tyre për zyren e BE-së në Kosovë. Dëshirat e studentëve dhe qytetarëve në ora 12:30 do të dërgohen pranë zyrës së BE-së në Prishtinë.
Aktiviteti i dytë është një instalacion ku do të paraqitet Harta e Europes, ku Kosova është e ndarë nga ajo hartë. Në këtë mënyrë do të paraqitet Kosova e neglizhuar nga Integrimet Europiane.
Aktivitetet do mbahen në sheshin Nënë Tereza dhe do të marrin pjesë mbi 50 studentë të Universitetit të Prishtinës.