“Parada e parë e Krenarisë” do të mbahet në Sarajevë në shtator dhe do të mbledhë pjesëtarë të komunitetit lesbik, homoseksual, biseksual dhe transseksual nga e gjitha Bosnja dhe Hercegovina, bënë të ditur aktivistët dhe organizatorët.
“Bosnja do të mbajë më në fund marshimin e saj të krenarisë më 8 shtator në Sarajevë”, tha Branko Qullibrk, një nga organizatorët.
Ligji i Bosnjës në përgjithësi ndalon çdo diskriminim, por nuk i njeh të drejtat për çiftet homoseksuale.
Ngjarjet e tilla janë bërë tashmë më pak kontraverse në vendet fqinje të Bosnjës: Kroaci, Serbi, Kosovë dhe Mal të Zi. Kosova e ka mbajtur Paradën e parë të Krenarisë në tetor të vitit 2017.