NGA: Arbër Musliu –/anëtar i Kuvendit Komunal të Gjilanit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje/
Ne si Asamble Komunale -Lëvizja Vetëvendosje bashkë me Kryetarin e Komunës , kemi përdorur votën tonë për të shfuqizuar vendime të kundërligjshme në interes të Qytetarëve. Duket Lidhja Demokratike dhe Partia Demokratike treguan një model të përsëritur të bashkimit pas prishjes së koalicionit, duke u afruar për të përmbushur interesat e tyre të veçanta.
Lidhja Demokratike dhe Partia Demokratike, tani dhe në shumë raste, kanë treguar se bashkohen kur mbështeten interesat e tyre dhe jo ato të qytetarëve dhe komunës në përgjithësi. Kjo sjellje është shprehje e paligjshmërisë dhe shkakton dëme për komunën dhe qytetarët e saj.
Vendimet e kundërligjshme për rritjen e koeficienteve të ndërtimit në nēn Zona për grupe të interesit janë një shqetësim i madh për komunitetin dhe shoqërinë në përgjithësi. Për shkak të natyrës së paligjshme të këtyre vendimeve, ne kundërshtojmë dhe do të kërkojmë në secilën seancë të radhës që këto vendime të shfuqizohen.
Kryetari sot në seanc ka bërë të ditur se këto vendime tashmë janë në Gjykatën Speciale për trajtimin e tyre si të paligjshme. Ky veprim shënon një hap pozitiv drejt zbatimit të ligjit dhe drejtësisë.
Shqetësimi për shfrytëzimin e pa ligjshëm të resurseve natyrore dhe ndërtimit është i justifikuar, sepse këto praktika jo vetëm që i shkaktojnë dëme mjedisit dhe pasurive të komunitetit, por gjithashtu dëmtojnë ligjshmërinë dhe besimin në sistemin e drejtësisë.
Ndërsa procesi i gjyqësisë për këto vendime të kundërligjshme vazhdon, është e rëndësishme që të gjithë të angazhohen në respektimin e ligjit dhe të ndihmojnë në përmirësimin e proceseve ligjore dhe institucionale. Përmes transparencës dhe përgjegjësisë, mund të arrijmë drejtësi dhe zhvillim të qëndrueshëm për komunitetin dhe vendin tonë.
Pikë e rendit të ditës Shkarkimi i Bordeve të aksionarve të ndërrmarrjeve publike.
Shembulli i një sjelljeje kontradiktor nga Lidhja Demokratike dhe Partia Demokratike në lidhje me shkarkimin e bordit të aksionarëve të ndërmarrjeve publike. Në rastin kur ata para se të shkarkojn bordet e aksionarëve, u arsyetuan se ata nuk ishin profesional dhe nuk kishin ekspertizën e duhur për fushën përkatese, situata u bë më kontroversiale kur u zbulua se disa të njejtit anëtar të mëparshëm u zgjodhën përsëri, në vend të trajtimit të një procesi të zgjedhjes me përgjegjësi dhe objektivitet.
Është thelbësore që politikanët të kenë përgjegjësi dhe të japin llogari për veprimet e tyre, duke vepruar në përputhje me interesin publik dhe duke u përqëndruar në zgjidhjen e çështjeve të komunitetit, jo interesat personale ose Partiak të ngushta ku edhe sot u panë ne Kuvendin Komunal.
Levizja Vetvendosje dhe qytetarët vazhdojnë të ndjekin veprimet e dy partive politike LDK -PDK dhe kërkojnë llogari për vendimet që ndërmerren, në Kuvendin Komunal- Gjilan
Përdorimi i demokracisë dhe përfshirja e qytetarëve janë mekanizma kyçe për të përmirësuar gjendjen dhe të ndryshuar sjelljen të partive politike në shërbim të mirëqenies së përgjithshme të shoqërisë.
Unë e du Qytetin tem