Udhëheqësi i koalicionit Demokracia në Veprim, Driton Selmanaj ka thënë se deri më tani janë raportuar 3500 raste në 523 vendvotime. Shumica prej kanë pasur të bëjnë me persona të cilët kanë asistuar te më shumë se një person e poashtu edhe të atillë të cilët nuk kanë mundur të gjejnë emrat në listë. Megjithatë Selamanj ka thënë se deri më tani nuk ka pasur incidente të cilat do të mund t’i prishnin imazhin këtyre zgjedhjeve.
Rastet më të rënda deri më tani kanë ndodhur në Deçan kur një person brenda në shkollë është sjellë disa herë duke u bërë presion njerëzve për kë të votojnë ndërsa në Vitomiricë të Pejës, nja kandidatë i PDK-së, për deputet ka qëndruar për një kohë të gjatë jashtë qendrës së votimit.
Ndërkohë deri më tani ka pasur 1904 thirrje të personave të cilat nuk kanë gjetur emrat e tyre në listë të votimit. 561 raste kur një person ka asistuar në më shumë se një person dhe 24 raste të fotografimit të votës që është e ndaluar nga KQZ.