Rrjeti i OJQ-ve Demokracia ne Veprim, ka angazhuar rreth 1600 vëzhgues, të cilët do të raportojnë për çdo parregullsi që do ta vërejnë në qendrat e votimit. Në konferencën e parë për shtyp të Demorkacisë në Veprim, u tha se në disa vendvotime janë raportuar për fotografim të votave dhe prezencë të materialeve propaganduese të subjekteve politike.
Driton Selmanaj, përfaqësues i DnV tha se të gjitha qendrat e votimeve janë hapur në ora 7:00 dhe procesi po rrjedh normalisht, duke përfshirë edhe pjesën veriore. Ndërkohë u theksua se deri në orën 10:00, është shënuar një dalje e ulët e votuesve.
Rrjeti i OJQ-ve Demorkacia në Veprim do t’i publikojë rezultatet preliminare për shtatë komunat më të mëdha të vendit dy orë pas mbylljes së vendvotimeve, përkatësisht rreth orës 21:00 të ditës së diel.