Në kuadër të projektit “Fuqizimi i përfshirjes së zyrtarëve komunal në ofrimin e shërbimeve sociale dhe familjare”, e cila ka qenë e financuar nga organizata gjermane GIZ dhe e implementuar nga Iniciativa për Progres INPO, janë mbajtur gara në futboll, volejboll dhe basketboll, me nxënësit e shkollave fillore të Kamenicës.
Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport Arianit Ibrahimi thotë se është ndarë jashtëzakonisht i kënaqur me organizimin e këtij aktiviteti.
“Aktivitete të tilla aktraktive duhet të ndodhin më shpesh, në mënyrë që nxënësit të socializohen mes vete dhe të kalojnë kohë sa më shumë së bashku”, tha ai.
Drejtori Ibrahimi gjithashtu tha se po mundohen që të rinjëve dhe të rejave t’u krijojnë kushte sa më të mira për realizimin e këtyre aktiviteteve.
Tri vendet e para fituese në futboll dhe volejboll:
Vendi i parë shkolla fillore “Metush Krasniqi” në Roganë;
Vendi i dytë “Abdullah Krashnica”, në Koretin;
Vendi i tretë “Skënderbeu”, në Hogosht.
Vendet fituese në garat e basketbollit:
Vendi i parë shkolla fillore “Abdullah Krashnica” në Koretin;
Vendi i dytë “Skënderbeu”, në Hogosht;
Vendi i tretë “Fan S. Noli”, në Kamenicë.
Ndërkaq, menaxherja e projektit Arbenita Topalli tha se është e lumtur me zhvillimin e këtyre aktiviteteve sportive dhe me interesimin e arsimtarëve.