DYLON

Rekrutët e rinj të FSK-së fillojnë trajnimin bazik në Ferizaj

Rekrutët e rinj të FSK-së fillojnë trajnimin bazik në Ferizaj
Avatar photo Redaksia

Në përputhje me Planin Gjithëpërfshirës të Tranzicionit, Ministria e Mbrojtës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës kanë filluar fushatën e rekrutimit për pjesëtarët e rinj të FSK-së.

Pas disa proceduarve të rekrutimit, fazave testuese dhe seleksionuese të një numri mjaft të madh të konkurruesve, FSK-ja ka arritur të përzgjedhë 649 rekrutë, të cilët me sukses i kanë kaluar të gjitha këto faza.

Ndërkaq, sot në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes, përkatësisht në kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj, ka filluar faza e parë e trajnimit për grupin e parë të rekrutëve prej 350 pjesëtarësh e cila do të zgjasë nëntë (9 ) javë.

EkoHigjiena

Rekrutët u priten nga komandantët e kompanive, të cilët pasi iu uruan mirëseardhje rekrutëve të rinj të FSK-së, në pika të shkurtra i njoftuan edhe me rregullat e përgjithshme të Qendrës së Trajnimit.

Me pas, rekrutët, të udhëhequr nga instruktorët e tyre, vazhduan sistemimin në Qendrën për Stërvitje të KDS, duke u pajisur me uniforma ushtarake për të vazhduar me angazhimet e tyre ditore dhe testimet fizike gjatë trajnimit bazik në këtë qendër.

Në kuadër të planit të trajnimeve, grupi i dytë i rekrutëve do të fillojë trajnimin në muajin shtator, me qëllim të plotësimit të strukturës së FSK-së me personel të trajnuar dhe të gatshëm për të përmbushur misionin dhe detyrat e FSK-së.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.