(2LONLINE) – Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Vitisë, Kaltrina Sylejmani ka zhvilluar dje një takim me homologen e saj nga Komuna e Vushtrrisë, Shpresa Rama.
Gjatë këtij takimi që ka marrë pjesë edhe Zyrtari i Sektorit të Sportit për Viti, Emrush Azemi është diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit të dy drejtorive.
“Kemi zhvilluar një takim frytdhënës me Drejtoreshën e DKRS-së për Vushtrri, gjatë këtij takimi jemi pajtuar që bashkëpunimin në mes të dy drejtorive të fillojmë me sport, konkretisht me një ndeshje futbolli” u shpreh Sylejmani.
Kjo ndeshje pritet te realizohet ne fund te ketij muaji ne Komunen e Vitise. /2LONLINE/