Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Gjilan, Nazim Gagica, ka bërë me dije se sot u nënshkrua Marrëveshja e Partneritetit mes Save the Children International dhe Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA).
“Kjo marrëveshje bëhet me qëllim të bashkëpunimit për realizimin e aktiviteteve specifike në kuadër të projektit “ Zgjerimi I Shërbimeve të Integruara të Kujdesit dhe Zhvillimit në Fëmijëri të Hershme me Bazë në Komunitet” , ka thënë Gagica, transmeton 2LONLINE.com.
Projekti në fjalë do të implementohet në shkollën “ Skënderbeu” fshati Përlepnicë, në kuadër të të cilit do të hapet qendra e bazuar në komunitet për fëmijët e moshës 3-5 vjeç. /2LONLINE.com/