“Nënshkruam Marrëveshjen e Bashkëpunimit me Qendrën për Shërbime Humane dhe Zhvillim në Kosovë (QSHHZH), e cila bazohet në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi, që rregullojnë fushën e edukimit, arsimimit dhe zhvillimit në fëmijëri të hershme”, ka thënë Nazim Gagica, drejtor i Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA), në Gjilan, transmeton 2LONLINE.com.
Ai shtoi se janë pajtuar të bashkëpunojnë për të përmirësuar më tutje jetën e fëmijëve dhe të familjeve të tyre, përmes implementimit të programit për zhvillim në fëmijëri të hershme, arsim gjithëpërfshirës dhe mbrojtje të fëmijëve, shëndetin e ushqyerjen, fuqizimin dhe ngritjen e kapaciteteve të edukatoreve, mësimdhënësve dhe akterëve të tjerë në fushën e kujdesit dhe edukimit në fëmijëri të hershme.
“Gjithashtu QSHHZH do të ndihmojë në kompletimin e Qendrës Bazë në Komunitet në Komunën e Gjilanit, me të gjitha pjaisjet e nevojshme për funksionimin e saj”, ka thënë Gagica.