(2LONLINE) – Është nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi në mes Drejtorisë Komunale të Arsimit në Gjilan dhe Universitetit Publik të Gjilanit.
Marreveshja, e cila u nënshkrua nga drejtori i Arsimit Nazmi Musa dhe rektori i këtij Universiteti, Arben Dermaku është bërë me qëllim të bashkëpunimit strategjik në realizimit e planprogrameve të Fakultetit të Edukimit për mbajtjen e mësimit praktik për studentët nëpër shkolla të mesme të ulëta dhe të larta
Drejtori i DKA-së, Nazmi Musa çmoi lartë bashkëpunimin në mes të dy insituticioneve që është në dobi të ngritjes profesionale dhe cilësisë në arsmin e shkollave tona.
Rektori i Universitetit Publik t[ Gjilanit, Arben Dërmaku, ka falënderuar drejtorin Musa për bashkëpunimin, duke u mbështetur në atë se qëllimi i këtyre dy institucioeneve është i përbashkët. /2lonline/