Djali i kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtakut, Mergimi ka thënë për Kosovapress se janë duke e pritur një përgjigje nga EULEX-i se çka po ndodhë më tutje me Lushtakun dhe dy të tjerët. Familjarët u kanë bërë kërkesë Trupit Gjykues që të rishikojnë vendimin e dërgimit të të dyshuarit e ‘Grupit të Drenicës’, në burgun e Mitrovicës së Veriut.
Ndryshe, familjarët ende po vazhdojnë të qëndrojnë në QKUK për të kundërshtuar dërgimin e tyre në burgun, siç thonë ata të kontrolluar nga serbët.