(2LONLINE) – Kosovar Azemi njeri nga djemtë e dëshmorit Nijazi Azemi (Mjekrra) emri i të cilit ishte skalitur në Lapidarin e dëshmorëve që u vendos në Preshevë dhe pastaj që u hoq nga qeveria serbe, ka shprehur pakënaqësinë e tij për mos angazhimin e politikës dhe popullit preshevar për rikthimin e lapidarit, siç thekson ai, transmeton vitialive.
Mesazhin e publikuar në profilin e tij në facebook mund ta lexoni më poshtë:
“Kaluan disa muaj kur u rrezua permendorja e deshmoreve ne Presheve.Askush nuk flet,bile bile e kane harruar,as nuk i bie kujt nder mend ajo dite,ata te vetimit qe i berengos kjo jane familjaret e atyre deshmorve,djemt vajzat grate e prind e tyne.A duhet ata te harrohen aq lehte nga pushtetaret qe dikur u mbeshteten ne forcat e tyre.Pak dite para se te hiqej ajo permendore shkonin me rend e perkuleshin para emrave te tyre e premtonin qe ajo nuk do te levize nga vendi.E lere me politikanat po populli ku mbet populli qe me nuk e mbajne mend ate dite,ate dite te hidhur qe mua mu hapen te njejtat plage,te njejtat vuajtje qe ndodhen vite e vite me pare kur u ne shtratin e lirise ata i mbolli gjymtyrte e atyre!
Nuk duhet harruar aq lehte ajo dite,sepse as nuk e di,e se ku mbet permendorja,humbi u zhduk pa gjurme.
Qeveria HESHT populli HESHT,por ata qe rane per LIRI KURR!
Mos harroni toka e dardanise u ujit me GJAKUN DHE DASHURINE E TYRE!.
ME falni qe po shpreh ne kete menyre mllefin tim,por besoni qe nuk e kam as une lehte.”
ME respekt Kosovar Azemi.