Selvete Abdullahu
Shtrohet pyetja:A ka jetë pa diversitet?!
Çdo gjë që ne kemi përpara sysh i takon diversitetit. Duke u nisur nga vet termi se diversiteti në kuptimin e gjerë i referohet lloj-llojshmërisë së gjërave jetësore të ndryshme njëra prej tjetrës ne themi se diversiteti është pjesë e pa shmangshme e veprimtarisë dhe jetës sonë.
Diversitetin e takojmë kudo në shoqëri” shembull brenda një klase, brenda një kulture,në religjione të ndryshme, moshë, gjini, aftësi fiziko-psikike, përkatësi politike, racë, familje, sport, muzikë, letërsi, art figurativ etj. Pra, me një fjalë jemi pjesë e diversitetit kohor të çdo vendi.
Meqenëse këto dallime kanë ekzistuar,ekzistojnë dhe vazhdojnë tutje me rrugëtimin e tyre vihen në pah edhe interesat tjera që kërkojnë respektin e dallimeve dhe mënyrën më të favorshme për bashkëpunim dhe ndërveprim me qëllim që mos të mungoj suksesi në asnjë aspekt. Kjo formë ndërvepruese dhe socializuese na bënë të kuptojmë për një mjedis më të qëndrueshëm e stabil, kreativ, ideor dhe me rezultate pozitive.
Ne jemi të gatshëm të pranojmë diversitetin dhe ta çmojmë atë duke u nisur nga thënja se:”As gishtat e dorës nuk janë të barabartë”.Pa diversitet nuk mund të ketë as shoqëri të formuar plotësisht sepse laramania si lloj-llojshmëri ekziston edhe në produkte të ndryshme ushqimore dhe higjienike, pra ekziston kudo në tokë dhe në qiell {planetët} edhe ato e kanë diversitetin e tyre në formë,lëvizje dhe ndikim.
Duke analizuar diversitetin si term arrijë të kuptoj se toka dhe qielli bashkë me gjithçka që gjendet në to i takojnë një diversiteti të plotë historik gjë që pa të cilin nuk ka jetë.Ne si njerëz që jetojmë në mes këtij diversiteti jemi të kënaqur me ekzistencën e tij që në fakt ka një mbështetje të plotë vet ekzistenca e tij”E ka krijuar Zoti”,prandaj ne duhet ta respektojmë plotësisht çdo lloj diversiteti.