Kryetari i Komitetit Olimpik në Serbi, dhe basketbollisti në pension Vllade Divac, sot ka qëndruar në Bujanoc duke qenë mysafirë i fëmijëve të shkollave fillore të kësaj komune.
“Ora Olimpike” ka grumbulluar nxënës serb, shqiptar e romë me qëllim të tërheqjes së vëmendjes se sa është e rëndësishme marrja me sport zhvillimi i njohurive, guximi si dhe luajtjen në ekip.
Hapjen e “Orës Olimpike” e bëri mysafiri i veçantë Vllade Divac, i cili përfaqësoi Komitetin Olimpik, duke i dëshiruar fëmijëve zhvillim të shëndosh dhe marrjen me sport, raporton Titulli.
Edhe kryetari i Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë Zoran Stankoviq, përshëndeti të pranishmit derisa theksoi se në këtë komunë kemi sjellë sportistin më të mirë.
Nga ana tjetër kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi theksoi se kjo është hera e parë që Vllade Divac po qëndron në Bujanoc.
Mysafiri nga Beogradi paraprakisht ka qëndruar në zyrën e Arifit për një takim të shkurt.
“Ora Olimpike” u mbajt në qendrën sportive “Rinia” në Bujanoc, ndërsa u organizua nga Komiteti Olimpikë i Serbisë dhe Fondi për Sport dhe Olimpiadë në bashkëpunim me Trupin Koordinues