(2L ONLINE) – Kryesia e Klubit Futbollistik Gjilani në takimin e saj , ka emëruar Diturie Hoxhën në funksionin e Drejtoreshës Ekzekutive të këtij klubi. Kryesia e KF Gjilanit ka besim të plotë se emërimi i znj. Hoxha dhe angazhimi i saj do të përforcojë klubin për të arritur synimin e tij për rikthim në Superligën e Futbollit të Kosovës.
Diturie Hoxha ka përvojë të konsiderueshme menaxheriale. Funksione të ngjashme ka ushtruar në disa organizata, përfshirë sektorin privat. Për 7 vjet rresht ka udhëhequr Shoqatën e Bankave të Kosovës, dhe njëkohësisht ka qenë pjesë e bordeve të disa organizatave të ndryshme, në cilësinë e Kryetares dhe anëtares, respektivisht. Aktualisht, Hoxha është pronare dhe udhëheqëse e kompanisë Sheshi Marketing & PR në Gjilan dhe botuese dhe kryeredaktore e gazetës rajonale të Anamoravës me po të njëjtin emër, “Sheshi”.
Diturie Hoxha do të fillojë punën në këtë funksion nga data 7 korrik 2014. /2L ONLINE/