Në këtë gjendjen pandemie pa dyshim se njerëzit mund të shfaqin, stres, ankth, panik, zemërim, merakosje, humbje durimit etj. Këto ditë e izolimit të mos kuptohen si ditët negative, por të mundohemi t’i bëjmë me aktivitete të ndryshme edukative, argëtuese, relaksuese etj.
Shkruan: Besnik SHERIFI
Ditët e karantinimit mund të jenë ditët pozitive me qëllim të qëndrimit në shtëpi sebashku me familjen, duke pushuar, duke shijuar dashuri me prindërit dhe antarët e familjes.
Rol të rëndësishëm në menaxhimin e kësaj situate kanë, prindërit bashkëpunimi i tyre me fëmijët, komunikimi angazhimi ne aktivitete dhe lojëra të ndryshme.
Gjatë kësaj periudhe kohore është e rëndësishëm që t’i përmbahemi disa rregullave nga profesionistet e ndryshëm si:
• T’i shmangen lajmeve, informatave të cilat nxisin stres, shqetësim lidhur me pandeminë, COVID-19.
• Prindërit të organizojnë lojëra që ngjallin rekreacion, kreativitet, disponim te fëmijët etj.
• Të angazhohen në respektimin e orarit lidhur me zhvillimin e mësimit në distancë;
• Të gjeni mënyra dhe forma të ndryshme duke mbështetur fëmijën dhe duke diskutuar rreth situatës nëpër të cilën po e kalojmë;
• Të organizoni lojëra e vizatime të ndryshme ku fëmijët mund ti shprehin ndjenjat dhe emocionet e tyre;
• Prindërit të konsultohen më mësuesit, psikologet apo edhe profesionist në ndryshme lidhur me gjendjen shëndetësore.
E rëndësishme dhe e nevojshme këto ditë është ndihma psikologjike (këshillimi online) nga psikologët apo edhe profesionist e ndryshëm duke iu mundësuar njerëzve të diskutojnë për gjendjen psikologjike të tyre ose fëmijëve.
Këshillimi online ofron një mbështetje psikologjike për mënyrën e menaxhimit të kohës, menaxhimin e gjendjen stresuese, panikut, ankthit etj.
Nëpërmjet këshillim online mund t’i japin rekomandime ose të flasim direkt me personin për mënyrën e përjetimit të situatës, gjendjen emocionale, psikike, format dhe teknika të ndryshme në tejkalimin e situatës.
Këshillimi online mund të ndikojë që të rris vetëbesimin tek njerëzit, të ofrojë sado pak një reflektim pozitiv për vetën. Nëpërmjet këshillimit online mund të japin rekomandime për mënyrën e përballimit, për mënyrën e menaxhimit, duke e rrit sensin e vetëbesimit dhe vetëvlerësimit.
Për një shëndet të mirë për vetën dhe tjetrin qëndro në shtëpi!
/Autori është psikolog klinik/