Nga: Zejnullah Jakupi
Maji i luleve paralajmëroi dhembje, ndërsa 23 qershori dhe 1 korriku hapi shtegun e pikëllimit.
Në këto ditë vere, kombi shqiptar humbi dy figura emblematike kombëtare, Agim Doçin, gjeniun e vargjeve dhe tekstshkruesin e shumë këngëve patriotike dhe, fill pas tij, pasoi një humbje tjetër,më 1 korrik u nda fizikisht nga kjo botë i madhi Ismail Kadare, dy figura këto, do themi, të pavdekshme për opusin e veprave që krijuan gjatë gjithë jetës së tyre.
Qofshin banorë të parajsë përgjithmonë!
Sa ishin gjallë, bota shqiptare, u´a dha respektin dhe mirënjohjen, ndërsa Komiteti Nobel për Letërësi i mbeti borxh për së gjalli gjeniut të letrave shqipe, Ismail Kadares.
Pa mëdyshje, mund të themi se Ismail Kadare mund të quhet gjeniu i letrave shqipe, një nga shkrimtarët më të rëndësishëm bashkëkohorë evropianë.
Romani i tij i parë, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (1963), i solli atij një njohje të menjëhershme. Ky roman, që trajton misionin e një gjenerali italian për të rikuperuar trupat e ushtarëve të vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri, është përkthyer në shumë gjuhë dhe e vendosi Kadarenë si një figurë të rëndësishme letrare. Veprat e Kadare reflektojnë kompleksitetet e jetës nën një regjim totalitar. Shkrimi i tij kritikon në mënyrë të tërthortë mjedisin politik shtypës në Shqipërinë e kohës së komunizmit nën Enver Hoxhën.
Veprat e njohura përfshijnë “Kronikë në gur” (1971), “Pallati i Ëndrrave” (1981) dhe “Prilli i thyer” (1980). Shkrimi i tij përzien fiksionin historik, alegorinë politike dhe realizmin magjik.
Romanet e Kadares trajtojnë mite, legjenda dhe ngjarje historike shqiptare, duke ofruar një tapet të pasur të kulturës dhe luftërave politike të vendit.
Stili i tij karakterizohet nga një përzierje e realizmit dhe surrealizmit, shpesh duke përdorur alegori për të kritikuar autoritarizmin dhe për të eksploruar natyrën e pushtetit dhe rezistencës, një Herodot i rrëfimit sikur e hasim tek romanet e Pushkinit, Gogolit, Dostojevskit e diku diku edhe tek Brodski.
Ndërsa Agim Doçi është njëri ndër poetët dhe tekstshkruesit e njohur shqiptar, i cili ka kontribuar ndjeshëm në letërsinë dhe muzikën shqiptare. Ai është i njohur për tekstet e shumta të këngëve që ka shkruar, shumë prej të cilave janë interpretuar nga këngëtarë të njohur shqiptarë dhe janë bërë hite. Përveç teksteve të këngëve, Doçi ka botuar edhe poezi dhe libra të tjerë që pasqyrojnë talentin e tij të veçantë dhe kontributin në kulturën shqiptare.
Doçi ka qenë aktiv për shumë dekada, dhe puna e tij është vlerësuar për ndjeshmërinë, fuqinë emocionale dhe aftësinë për të kapur shpirtin e popullit shqiptar në vargje. Ai ka marrë pjesë në shumë festivale dhe ngjarje kulturore, duke ndihmuar në promovimin e kulturës dhe artit shqiptar brenda dhe jashtë vendit.
Roli i poetëve dhe shkrimtarëve për shoqërinë
Ky rol është i shumëfishtë dhe thelbësore për zhvillimin kulturor, intelektual dhe emocional të njerëzimit.
Si shumë poetë dhe shkrimtarë para Agim Doçit dhe Ismail Kadares, pasqyruan dhe përjetësuan kulturën dhe historinë tonë: Ata dokumentuan ngjarjet historike, zakonet dhe traditat e kohës. Përmes veprave të tyre, brezat e ardhshëm mund të kuptojnë më mirë periudhat historike dhe kulturën e paraardhësve të tyre.
Poezia dhe letërsia kanë fuqinë për të frymëzuar dhe edukuar lexuesit. Ato mund të ngjallin emocionet dhe të nxisin mendimet kritike, duke i bërë njerëzit të reflektojnë mbi jetën, vlerat dhe shoqërinë.
Kadare dhe Doçi kishin aftësi unike për të shprehur ndjenjat dhe përvojat e përbashkëta njerëzore e kombëtare. Leximi i veprave të tyre me vite rriti ndjeshmërinë dhe dhembshurinë e njerëzve tanë ndaj të tjerëve. Duke i zhytur lexuesit në botët e ndryshme të personazheve. Kadare dhe Doçi me veprat e tyre nxitën mirëkuptimin dhe respektin për perspektivat dhe përvojat e ndryshme.
Dy figurat në fjalë sfiduan status quo-në dhe normat shoqërore dhe politike, ideologjike përmes veprave të tyre. Ata kritikuan padrejtësitë dhe të nxitën ndryshimin shoqëror, duke ngritur ndërgjegjësimin dhe duke inkurajuar veprimin e përbashkimit kombëtar duke luajtur rol kyç në formësimin e identitetit kombëtar dhe kulturor në të gjitha hapësirat etnike shqiptare. Veprat e tyre ndihmuan dhe do ndihmojnë në krijimin dhe ruajtjen e një ndjenje të përbashkët të identitetit dhe trashëgimisë kulturore e kombëtare.
Ata i nxitën brezat me kreativitetin dhe inovacionin duke inkurajuar mendimin e pavarur dhe imagjinatën. Kjo ishte dhe mbetet tutje veçanërisht e rëndësishme për një shoqëri që përballet me sfida komplekse dhe kërkon zgjidhje të reja dhe kreative.
Veprat e tyre mbeten një burim i çmuar i dijes, ndjenjave dhe kreativitetit që kontribuon në përmirësimin e vazhdueshëm të shoqërisë dhe kombit tonë shqiptar. /2LONLINE/