DYLON

Mbahen dëgjimet buxhetore në Shipashnicë të Poshtme dhe Shipashnicë të Epërme

Mbahen dëgjimet buxhetore në Shipashnicë të Poshtme dhe Shipashnicë të Epërme
Avatar photo Redaksia

Drejtoria për Buxhet dhe Financa ka filluar me mbajtjen e dëgjimeve buxhetore, dhe dëgjimet e radhës që janë mbajtur janë ato që janë mbajtur në Shipashnicë të Epërme dhe Shipashnicë të Poshtme të Komunës së Kamenicës.

Të pranishëm në këto dëgjime buxhetore ishin: Vaxhid Rexhepaj-Shef i Kabinetit të Kryetarit, drejtorët Uran Berisha, Ardita Dërmaku e Blerim Murina si dhe Zyrtari Kryesor Financiar Naser Hashani.

EkoHigjiena

Këto dëgjime po mbahen për të dëgjuar nga afër kërkesat e qytetarëve, për të hartuar listën e projekteve të cilat do të realizohen në vitin 2025.

Drejtoresha Dërmaku ka prezantuar buxhetin për vitin 2025, si dhe ka specifikuar shumën e ndarë për secilën kategori.

Kurse Shefi i Kabinetit Rexhepaj ka prezantuar para të pranishëmve projektet të cilat janë realizuar deri tani si dhe ka treguar se janë të hapur për të dëgjuar kërkesat e tjera që do të vijnë nga qytetarët.

Dëgjimet buxhetore do të vazhdojnë të mbahen edhe në lokalitetet e tjera të Komunës së Kamenicës. /2LONLINE/