Dita Botërore e Obesitetit shënohet më 11 tetor, çdo vit. Është themeluar në vitin 2015 nga organizata botërore e obesitetit.
Obesiteti nuk do të thotë të jeni vetëm mbi peshë apo edhe mos të dukeni mirë. Obesiteti është një sëmundje komplekse që përfshinë sasinë e tepërt të yndyrnës në trup.
Obesiteti është një problem mjekësor që rrit rrezikun e shumë sëmundjeve tjera, konkretisht sëmundje kronike, si: diabeti, sëmundjet e zemrës, shtypje të lartë të gjakut, madje edhe kancer.
Meqenëse, sot shënohet dita e kësaj sëmundje, ne ju këshillojmë që të keni sa më shumë kujdes më mënyrën e ushqyerjes.
Tentoni të paktën të krijoni një balancë në ushqimin tuja. Por, asnjëherë mos harroni të konsumoni ushqime me fibra, fruta dhe perime, 3 ushqimet që e forcojnë metabolizmin dhe që lejojnë më lehtë djegien e kalorive.