Nën organizimin e Drejtoreshës së Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), Arbenita Hajdari, sot është shënuar Ditën Botërore e Diabetit edhe në Gjilan.
Në këtë aktivitet u bënë matje të glikemisë dhe informimi i komunitetit me shenjat, mjekimin dhe parandalimin e kësaj patologjie.
“Qëllimi i këtij aktiviteti ishte sensibilizimi dhe informimi i kalimtarëve, për rritjen e njohurive mbi diabetin, hipertensionin dhe jo vetëm, në mënyrë që të përmirësohet cilësia e jetës së njerëzve me diabet dhe atyre në rrezik. Falënderim për Infermierët që ju bashkuan kësaj nisme dhe kontribuan në realizimin e aktivitetit”, ka bërë me dije drejtoresha e QKMF-së. /2LONLINE/