Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, është kualifikuar në finale të Grand Prixit të Turqisë, në kategorinë e peshave deri në -48 kilogramë. Krasniqi është garuesja e vetme që e përfaqëson Kosovën në këtë turne.
Në gjysmëfinale ka mposhtur xhudisten koreane, Yujeong Kang. Krasniqi në çerkefinale e mposhti xhudisten serbe, Andrea Stojadinov me ippon, duke e siguruar një vend në gjysmëfinale të kësaj gare.
Për t’u kualifikuar në çerekfinale, në rundin e dytë të Grand Prixit të Turqisë, Krasniqi e mposhti me ippon xhudisten turke, Gulkader Senturk. Përveç, garës për medalje, ajo do të luftojë edhe për të fituar pikë për t’u kualifikuar në Lojërat Olimpike Verore Tokyo 2020.